Site icon Telegrafi

Gojani: Na kushtoi një pakujdesi, do t’i ikim zonës së barazhit

Vëllaznimi i Gjakovës i shkaktoi shumë telashe Dritës në muajin mars.

Fillimisht më 2 mars e largoi nga kreu i tabelës duke e ndalur në barazim 1-1 në Gjilan.

Katër ditë më vonë gjakovarët e eliminuan Dritën nga Kupa e Kosovë pas penalltive përsëri në Gjilan.

Por në ndeshjen e tretë mes tyre në muajin mars Drita triumfoi në Gjakovë, duke i vështirësuar punë Vëllaznimit.

Trajneri i gjakovarëve, Arsim Gojani tha se ishte ndeshje me ngarkesë të madhe dhe një pakujdesi i kushtoi skuadrës së tij.

“Duke u nisur nga ajo që ndeshja kishte ngarkesë të jashtëzakonshme si për ne ashtu edhe për Dritën”.

“Në harkun kohor prej pesë jave jemi detyruar ti zhvillojmë tetë ndeshje. Mendoj që na mungoi freskia që të fitonim, ishte një lojë e nivelizuar me pak raste mirëpo nga një pakujdesi arriti që Drita të shënoj dhe ta fitoj ndeshjen”, tha Gojani pas ndeshjes për SSK.

Krejt në fund trajneri i vendasve deklaroi se skuadra e tij do t’i ik zonës së barazhit.

“Mendoj që ka mjaft ndeshje, ka mjaft pikë për tu fituar, ne nuk do të ndalemi, do të vazhdojmë të punojmë dhe do vazhdojmë me këmbngulje ti ikim zonës së barazhit”, përfundoi Gojani. /Telegrafi/

Exit mobile version