Site icon Telegrafi

Goff dhe Brown të largohen nga Trepça?

Një gjë e tillë pritet të ndodhë edhe me basketbollistin tjetër të huaj, Robert Goff, ndonëse ky nuk ka pranuar se kjo është e vërtetë, duke thënë se për momentin është në SHBA, por vetëm për pushimet e fundvitit dhe se do të kthehet në skuadër ku do të jetë edhe në garat pranverore.

Burimet nga skuadra mitrovicase bëjnë me dije se ardhja e basketbollistit spanjoll Alvaro Salvo është punë e kryer, por që drejtuesit e kësaj skuadre janë në bisedime edhe me një basketbollist të huaj për të cilin thonë se është tejet cilësor, por që për momentin nuk duan të flasin.

Sa i përket basketbollistëve vendorë, pritet që Besnik Azemi ta vazhdojë qëndrimin , sikur edhe disa të tjerë të cilët nuk kanë kontratë si Imer Tahiri, Gazmend Asllani e Valdrin Haxhiu, ndërkohë që të tjerët janë me kontratë dhe mbeten pjesë e Trepçës edhe në vazhdim të kampionatit në të cilën synohet njëra nga katër pozitat e para që sigurojnë pjesëmarrje në play –off. Trepça pas pjesës së parë të ETC Superligës është në vendin e tretë dhe nga 14 ndeshjet e zhvilluara ka shënuar 7 fitore dhe ka pësuar 7 humbje. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version