Telegrafi

Goetze: Nuk dua të jem si Messi, por si Ronaldo

20-vjeçari shkëlqeu për Die Mannschaft në takimin ndaj Kazakistanit, në të cilin luajti në pozitën e ‘nëntës false’ – pozitë që e mban argjentinasi.

“Unë Messi gjerman? Jo, dua të jem Cristiano Ronaldo gjerman”, ka deklaruar ylli i Borussia Dortmundit.

Goetze ka shtuar se me lojën e tij i ngjan më shumë portugezit, prandaj do t’i pëlqente që të bëhej si ai. /Telegrafi/