Site icon Telegrafi

Godole: Në Shqipëri mungon dekomunistizimi i gjerë për të ndryshuar mentalitetin

Jonila Godole, studiuese thotë se dekomunistizimi në Shqipëri është një proces i gjatë dhe i dhimbshëm.

Ajo thotë se pas 30 vitesh po nis një proces real pasi deri tani ka pasur vetëm iniciativa.

Godole tha se “drejtësia” për viktimat e komunizmit nisi si gjyqe për abuzime ekonomike, vazhduan për krime ndaj njerëzim dhe u mbyllën për gjenocid dhe në përfundim në 1997 të gjitha dënimet u zeruan.

“Ne e nisëm procesin e dekomunistizimit për dhënie demokracie mirë pasi Shqipëria është një vend unik që në korrik 1996 të kishte më shumë se 35 të dënuar nga funksionarë të lartë të kupolës komuniste”, tha Godole.

Nga 1998 deri në 2005 pati një stopim të gjithë këtij procesi, duke nisur që nga dëmshpërblimi i krimeve të komunizmit dhe rinis pas kthimit të PD në pushtet, por dënimet nuk u rishikuan më.

Pati një përpjekje për dosjet, pavarësisht se një pjesë e konsiderueshme e tyre ishin shkatërruar. Sipas znj. Godole mungon një përpjekje për zhbërjen e dëmeve të komunizmit në një prizëm të gjerë, duke nisur nga historia.

“Ky proces i drejtësisë tranzitore nuk u shoqërua me dekomunistizim më të gjerë. Nuk u morëm me mentalitetin dhe dëmin e madh që 45 vite komunizëm kishin shkaktuar në mënyrën e të menduarit të shoqërisë”, tha studiuesja.

Jonila Godole u shpreh për Euronewsal, se “dekomunistizimi në vite është përdorur nga politika për të bërë “gjueti shtrigash”.

Exit mobile version