Telegrafi

Goditje që nuk duhet humbur, ‘Venom’ ia thyen hundën Andersonit me një shqelm të ‘çmendur’ në UFC

Për ata që e humbën atë, Michael ‘Venom’ Page ka bërë njërën nga goditjet më të forta ndonjëherë në historinë e UFC-së, duke ia thyer hundën kundërshtarit të tij, Derek Anderson, në luftën e zhvilluar të premten mbrëma.

‘Venom’ shënoi fitoren e tij të pestë radhazi në Bellator 258, pasi triumfoi në Mohegan Sun Arena në Uncasville.

Megjithatë, fitorja e ‘Venom’ ndaj Anderson nuk ishte e çfarëdoshme, pasi britaniku arriti ta mposht keq atë.

34-vjeçari përfundoi luftën me një goditje të fortë me këmbë në fytyrën e Andersonit, goditja e cila e la me pasoja kundërshtarin.

Anderson i guximshëm arriti deri në fund të raundit të parë, por nuk do të shkonte më tej pasi mjekët anash oktogonit vendosen të mos e vazhdonte luftën.

Ai mbeti me hundë të thyer nga goditja e ‘Venom’ dhe meçi u ndërpre midis raundeve. /Telegrafi/