Luka Modric tregoi se ai ka ende magji në këmbët e tij, ndërsa prodhoi një gol mahnitës për Kroacinë kundër Skocisë.
Kroacia fitoi me rezultat 3-1 ndaj Skocisë në ndeshjen e fundit të Grupit D në Euro 2020, duke siguruar kualifikimin në raundin tjetër.
Golat për kroatët u shënuan nga Nikola Vlasic (17’), Modric (62’) dhe Ivan Perisic (77’), ndërsa për skocezët shënoi Callum McGregor (42’).
Megjithatë, goli më i përfolur i mbrëmjes padyshim se ishte ai i Modric, i cili ia riktheu epërsinë Kroacisë.
Technique. Precision. Composure.
🤤 @lukamodric10👀 Goal of the Round 𝗖𝗢𝗡𝗧𝗘𝗡𝗗𝗘𝗥?
@GazpromFootball | #EUROGOTR | #EURO2020 pic.twitter.com/qOjO4OaOrY
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 22, 2021
Ylli i Real Madridit shtangu të gjithë me një goditje magjike me pjesën e jashtme të këmbës së tij të djathtë dhe çuar topin në këndin e sipërm të portës, duke mos i dhënë asnjë mundësi intervenimi portierit kundërshtar.
Fituesi i Topit të Artë edhe pse 35-vjeçar tregoi se ai ka ende klasë në këmbët e tij, pasi u tregua vendimtar në ndeshjen kryesore të Kroacisë, duke ia siguruar kualifikimin. /Telegrafi/
Luani dhe fitoni shpërblime këtu >
Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >
—