Telegrafi

Goditje e dyfishtë e Lyon, Faivre dhe Ndombele blerjet e reja të klubit francez

Lyon nuk ka qëndruar duarkryq në këtë afat kalimtar, ku humbi njërin prej lojtarëve kryesor, Bruno Guimaraes.

Mesfushori brazilian do ta vazhdojë karrierën në Ligën Premier, ku ka nënshkruar me Newcastlen.

Sot klubi francez e kishte radhën e prezantimeve të reja.

Fillimisht është prezantuar mesfushori francez Romain Faivre, që ka nënshkruar për 4 vjet e gjysmë, pra deri më 30 qershor 2026.

Shuma e transferimit është 15 milionë euro, por mund të rritet edhe për 2 milionë euro bonuse.

Po ashtu është afruar edhe mesfushori tjetër francez nga Tottenham, Tanguy Ndombele, deri më 30 qershor 2022, si huazim për 1.42 milion euro, por klubi mund ta blejë në fund.

Ndombele ka veshur tashmë ngjyrat e Olympique Lyon për 2 sezone, midis 2017 dhe 2019, duke luajtur 96 ndeshje në të gjitha garat. /Telegrafi/