Telegrafi

Goditje dënimi nga pothuajse gjysma e fushës – për Hulk nuk është aspak problem që të shënojë gol

Sulmuesi i harruar brazilian Hulk shënoi mbrëmë një gol që na kujtoi se sa goditje të fuqishme

Veterani brazilian, i cili na kënaqi me golat e tij të bukur nga distanca falë goditjes së tij fuqishme, aktualisht është duke luajtur për Atletico Mineiro dhe mbrëmë shënoi një gol fantastik kundër Cruzeiro.

Me rezultatin 0-0, Hulk shënoi një goditje dënimi fantastike në minutën e 27-të.

Asgjë nuk do të diskutohej, nëse ai nuk do ta kishte shënuar golin pothuajse nga qendra e fushës.

Lojtarët kundërshtarë nuk ngritën as një mur të gjallë dhe ndoshta u penduan.

Megjithatë, muri i gjallë nuk ishte as i domosdoshëm “në fillim”, sepse vështirë se dikush guxon të gjuajë nga kjo distancë. Por jo Hulk.

36-vjeçari, i cili nuk ka luajtur shumë në Evropë dhe i kaloi vitet më të mira të karrierës së tij në Kinë, tashmë ka pesë gola dhe dy asistime pas nëntë ndeshjeve në Serinë A të Brazilit këtë sezon./Telegrafi/