Molly McCann triumfoi ndaj Luana Carolina në duelin që u zhvillua në kuadër të UFC 204.
Pas një nokauti të frikshëm luftëtarja, McCann e la pa ndjenja kundërshtaren e saj, Caronlina.
Derisa po përpiqeshin të bënin lëvizjen e radhës, ajo goditi brazilianen me bërryl duke fituar kështu edhe takimin.
PANDEMONIUM! Molly McCann KOs Luana Carolina then brings a belt in the cage 🏆 #UFCLondon pic.twitter.com/xz1dQXQEpx
— MMA Junkie (@MMAJunkie) March 19, 2022
Në rrjete sociale ka qarkulluar një video me xhirim të ngadalësuar, ku shfaqë edhe njëherë goditjen e frikshme që Molly ia dha kundërshtares së saj.
Natyrisht se stafi mjekësor u desh që të ndërhynte në kafaz për të shikuar gjendjen e saj dhe u bë e ditur se ajo duhej të dërgohej në spital.
Ende nuk ka ndonjë njoftim për gjendjen e saj, por që një gjë ishte e dukshme, goditja ishte brutale. /Telegrafi/
KO of the year candidate from Molly McCann, blasting Luana Carolina with a spinning back elbow in the third round #UFCLondon https://t.co/DkBSSFye9h
— MMA Mania (@mmamania) March 19, 2022