Motoçiklisti është hedhur afro pesë metra larg, pasi u godit nga një veturë që po lëvizte në drejtim të kundërt në një rrugë në Sheffield të South Yorkshire.
Veshja e duhur ia shpëtoi jetën 35-vjeçarit, që u godit prej veturës që po lëvizte me mbi 150 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.
Në pamjet rrëqethëse, shihet se si përplasja e hedhë atë në largësi, ndërsa një veturë tjetër rrezikon ta shkelë pasi mbetet në mes të rrugës.
Si pasojë e aksidentit, shoferi i veturës është dënuar me 16 muaj burg, pasi pranoi se shkaktoi lëndim serioz, për shkak të vozitjes së pasigurt.
Forcat e rendit e kanë shpërndarë videon, për të ngritur vetëdijen te motoçiklistët tjerë që nuk vishen si duhet kur dalin me motoçikletë.
Ky motoçiklist i kishte të gjitha veshjet e duhura, andaj përplasja e la vetëm me disa lëndime të lehta. /Telegrafi/