Site icon Telegrafi

Goditja nga tulla që e hodhën demonstruesit, e la të vdekur pastruesin e rrugës në Hong Kong

Pastruesi i rrugëve në Hong Kong, ka mbetur i vdekur si pasojë e një tulle që e hodhën demonstruesit.

Gjatë kësaj jave, aktivistët e maskuar kanë përdorur armë “mesjetare”, duke iu kundërvënë mbrojtësve të rendit me tullat që ishin të shtruara nëpër trotuare, transmeton Telegrafi.

“Ky punonjës ishte në pauzën e drekës, kur u godit nga tulla. Lidhur me ngjarjen, kemi hapur hetime për vrasje”, thuhet në raportin e policisë.

Demonstruesit kanë zgjedhur forma të ndryshme për shprehjen e pakënaqësive, duke hedhur objekte të forta dhe gjësende të ndezura. /Telegrafi/

Exit mobile version