Telegrafi

Goditja me grusht ndaj tifozit, Neymar mund të mungojë së paku pesë ndeshje

PSG humbi në finale të Kupës së Francës ndaj Rennes gjë që solli një zhgënjim dhe acarim nervash tek lojtarët e kampionit aktual. 

PSG dështoi nga pika e penalltive dhe trofeu i dytë më i rëndësishëm shkoi në duart e Rennes, që festoi gjatë atë mbrëmje me tifozët e saj.

Gjatë rrugës për të shkuar që të merrnin medaljet, Neymar e goditi me grusht një tifoz.

Një veprim i tillë nuk do të mbetet pa pasoja dhe braziliani do të dënohet të paktën pesë ndeshje.

“Kur godet një futbollist, trajner, gjyqtar, një anëtar të statik teknik apo anëtar të publikut dënohesh me pesë javë pa patur mundësi apelimi”, thuhet në rregulloren e kampionatit francez.

Por me kaq rregullorja nuk ndalet.

Nëse personi i sulmuar pëson dëmtime fizike, atëherë dënimi mund të shkojë deri në tetë javë.

Nëse dënohet ka ndeshje ende këtë edicion që mund t’i shlyjë.

Ai do të mungojë edhe në Ligën e Kampionëve në tri ndeshje, pasi e kishte ofenduar gjyqtarin e ndeshjes në përball me Manhester United.

Neymar. (Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images/Guliver)

Neymar mund me dënimet e marra mund të kthehet në fushë vetëm në tetor. /Telegrafi/