Telegrafi

Goditja me grusht në hundë, ia humbi ndjenjën e nuhatjes dhe shijes

Gruaja nga Blacpool i Anglisë, ka mbetur me eshtra të thyer, pasi burri saj David Darbyshire, e ka goditur me grusht në hundë.

Përpos kësaj, burri 44-vjeçar, e ka qëlluar edhe me një grusht në kokë, kur ajo po përpiqej të telefononte Policinë.

Nëna e një fëmije, e cila i është nënshtruar disa operimeve, nuk ndjen asnjë shije.

Megjithëse në raste të tilla, mund të humbet ndjenja e nuhatjes, por kthehet sërish, asaj nuk i është kthyer kjo ndjenjë.

“Më pëlqenin shumë ushqimet e pjekura shumë, por tani mund të ha edhe tapet dhe të më duket njëjtë” ka thënë Faber, e cila u sulmua nga burri, kur u tha se dëshiron të ndahet nga ai, transmeton Telegrafi.