Site icon Telegrafi

Goditja me kokë nga Zidane, Materazzi zbulon pas 14 vitesh ato që i tha francezit në finalen e Kupës së Botës 2006

Mbrojtësi italian, Marco Materazzi ka mbajtur heshtjen e tij për atë që ndodhi dhe çfarë u tha në incidentin me Zinedine Zidane në Kupën e Botës, ndërsa 14 vjet më pas, ai jep versionin e tij të ngjarjes.

Këtë verë do të kalojnë 14 vjet nga Kupa e Botës e Gjermanisë 2006 në të cilën Italia u kurorëzua kampione pasi mposhti Francën në penallti në finale.

Kjo ndeshje gjithmonë do të mbahet mend edhe për incidentin e Zidanes, i cili u dërgua jashtë me të kuq pas goditjes me kokë në gjoks ndaj Materazzit.

Lexo po ashtu Gjyqtari Elizondo tregon se si e mori vendimin për kartonin e kuq ndaj Zidanes pasi goditi me kokë Materazzin

Ishte një incident që bëri dy lojtarët të gjobiten nga FIFA në atë kohë dhe nuk e kanë diskutuar atë deri vetëm kohët e fundit.

Në një intervistë këtë javë, Materazzi foli në detaje për herë të parë për atë që ndodhi dhe çfarë diskutoi me legjendën franceze.

“Goditja me kokë e Zidane? Unë nuk e prisja atë në atë moment. Kam qenë me fat që tërë episodi më gjeti në befasi sepse nëse do të kisha pritur diçka si kjo dhe të kisha qenë gati për të, jam i sigurt që të dy do të kishim përfunduar jashtë”, shpjegoi fillimisht Materazzi.

“Kishte kontakte të pakta mes nesh në zonë. Ai kishte shënuar golin e Francës në pjesën e parë dhe trajneri ynë Marcello Lippi më tha ta markoja atë”.

“Pas fërkimit të parë mes nesh, unë kërkova falje, por ai reagoi keq”.

Kontestet, grindjet dhe shkëmbimet mes tyre vazhduan deri në minutën e 110, kur gjërat arritën kulmin dhe goditjen e Zidane me kokë.

“Pas përplasjes së tretë, unë u zemërova dhe ai më tha: “Unë do t’ju jap fanellën time më vonë”. Unë iu përgjigja se më mirë do ta kisha motrën e tij sesa fanellën e tij”, përfundoi mbrojtësi italian.

Pjesa tjetër është e gjitha histori, Materazzi shënoi njërin nga penalltinë dhe u kurorëzua si kampion bote, ndërsa Zidane vendosi të pensionohet nga futbolli. /Telegrafi/

Exit mobile version