Site icon Telegrafi

Goditja e radhës për Facebook nga një “sinjalizues” tjetër: Për ta më e rëndësishme është të fitojnë para sesa të luftojnë dezinformimin

Edhe një “sinjalizues” ka dalë në publik me të dhënat për Facebookun, dhe mënyrës së tyre të udhëheqjes së kompanisë dhe në përgjithësi të punëve me personat tjerë. Bëhet fjalë për një ish-punonjës të Facebook.

Siç raporton Washington Post, ai ka dashur të mbetet anonim, por ka zbuluar të dhëna për Facebook me të cilat konfirmon se në kompani është me rëndësishme të fitohen para sesa dhe të shesin diçka, sesa të luftojnë kundër gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit në këtë rrjet social, transmeton Telegrafi.

Deri të dhënat që ky “sinjalizues” ia ka dorëzuar Washington Postit, ka arritur t’i sigurojë edhe dhe Verge, dhe “konstatimi” i parë ishte që Facebook e kishte ditur se çfarë po ndodhte me Rusinë dhe përfshirjen e saj në zgjedhjet presidenciale në vitin 2016, por nuk kanë dashur të përfshihen, madje pretendohet se kanë “ndihmuar” padashje në përhapjen e dezinformatave.

Facebook është deklaruar duke theksuar se nuk mundet që një njeri të akuzojë tërë kompaninë, duke u bazuar në pretendimet e një ish-punonjësi – pa dëshmi konkrete.

“Sinjalizuesi” anonim i është bashkuar Frances Haugen, e cila ishte “sinjalizuesja” e parë që dëshmitë e saj ia dorëzoi Wall Street Journal.

Haugen dëshmoi gjatë 5 tetorit në Kongresin amerikan dhe po lufton kundër Instagramit, që e konsideron se është toksik për adoleshentët, duke ndikuar negativisht tek ata.

Mbetet të shihet nëse “sinjalizuesi” i dytë do të dëshmojë publikisht, duke marrë parasysh se deri më tani ka dashur të mbetet anonim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version