Nuk do të jenë më vetëm Sigal Prishtina dhe Peja skuadrat që do ta thonë fjalën e fundit në elitën e basketbollit Kosovar dhe jo vetëm, pasi po kthehet fuqishëm KB Trepça.
Edhe këtë herë po ju sjellim një lajm që ka të bëjë me përforcimin e parë të mitrovicasve është hiq më pak se një amerikano-kanadez, një qendër e fuqishme 2.03 të gjatë.
Ai është Eric Stutz i cili së fundmi ka luajtur te skuadra sllovake, Inter Bratislava, derisa më herët ishte edhe pjesë e skuadrës E.Kentucky ku në 31 ndeshje pati 15.5 pikë, 5.7 kërcime dhe 2.5 asistime për ndeshje.
Është 23-vjeçar dhe jashtëzakonisht i lëvizshëm përkundët gjatësisë. Stutz është vetëm njëri nga disa përforcime që do t’i bëjë Trepça me basketbollistë të huaj, por jo vetëm pasi zyrtarët e klubit janë në negociata edhe basketbollistë vendor.