Site icon Telegrafi

Goditi me thikë të birin e mitur, Gjykata e Korçës lë në burg 54-vjeçarin

Foto: Ilustrim

Gjykata e Korçës ka lënë në burg 54-vjeçarin Shpëtim Çuko, i cili pak ditë më parë ka plagosur me thikë djalin e tij 15-vjeçar.

54-vjeçari akuzohet për “Dhunë në familje”. Tri ditë më parë Shpëtim Çuko pas një debati të fortë që ka pasur me djalin e tij 15-vjeçar, sipas policisë lokale ka plagosur djalin e tij me thikën e bukës dhe më pas ka qenë vetë ai që së bashku me bashkëshorten e dërguan në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Burime pranë spitalit thanë se 15-vjeçari pasi ka marrë për 3 ditë mjekim në këtë spital është larguar  drejt banesës në fshatin Vreshtas.

Shpëtim Çuko jeton në kushte të vështira ekonomike me gruan dhe djalin 15-vjeçar që është edhe fëmija i vetëm i familjes./euronews/

Exit mobile version