Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në rrugën “Meadline Olbright” në Gjilan, ka arrestuar një të dyshuar, pasi që i njëjti përderisa ishte duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren- femër serbe shtetase e Serbisë.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.