Aeroplani i cili të dielën mori flakë aksidentalisht me 41 viktima në Moskë u evakuua në ’55 sekonda’.
Ai që e sqaroi rastin ishte Maksim Fetisov, zëdhënësi i kompanisë ruse “Aeroflot”, të cilit i përkiste aeroplani i katastrofës në aeroportin e Sheremetyevo.
Evakuimi, sipas burimeve, u ngadalësua nga disa pasagjerë të cilët tentuan të rikopekurojnë valixhet e tyre.
Asistentja e udhëtimit, Tatiana Kasatkina ka zbuluar disa detaje nga evakuimi i pasagjerëve.
Historia e saj u publikua nga mediat ruse, përcjell gsh.
Sipas Kasatkina, pasagjerët ulërinin duke thirrur për të afërmit, duke ulëritur që aeroplani ishte në flakë dhe po binte.
Njerëzit filluan të ngriheshin nga sediljet duke iu drejtuar daljes, ndërkohë që aeroplani lëvizte me shpejtësi të lartë.
Menjëherë pasi doli, asistenti i udhëtimit ndihmoi daljen e personave.
“Pasagjerët shtyheshin”, është shprehur Kasatkina.
Asistentja ka deklaruar se një vetëtimë goditi aeroplanin dhe më pas u ndjenë disa probleme në komunikacion.
Nuk kishte flakë brenda, por dritaret filluan të shkriheshin përpara se mjeti të ndalonte.
Duke gjykuar nga një video e shpërndarë, gjatë uljes së emergjencës, ISSJ-100 u hodh disa herë në pistë dhe më pas mori flakë. Bishti ishte komplet i djegur.