Telegrafi

Goditi për vdekje motoçiklistin, dënohet me katër vjet e dhjetë muaj

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit H.B, për shkak të veprës penale rrezikim i trafikut publik.

Sipas gjykatës, i akuzuari H.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej katër vite e 10 dhjetë muaj, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

“Të akuzuarit H.B në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak  nga data 23.08.2018 e deri me datë 21.02.2019. I akuzuari H.B është akuzuar nga Prokuroria pasi që me datë 23.08.2018 rreth orës 14.50  në rrugën rajonale Fushë Kosovë – Gllogoc, në fshatin Grabovc i Vogël , i akuzuari H.B deri sa ishte duke drejtuar automjetin transportues, nga pakujdesia dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe kushteve të rrugës e kishte goditur motoçiklistin D.B  dhe si pasojë e goditjeve kishte ndërruar jetë tani i ndjeri D.B”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.