Site icon Telegrafi

Goditi me grushte doganierin në Morinë, arrestohet në flagrancë 58-vjeçari nga Kukësi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në doganën e Morinës. Policia bën të ditur se ka arrestuar në flagrancë me iniciale A. K., 58 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një doganier në Morinë, në tentativë për të shmangur kontrollet në automjetin e tij.

“Goditi me grushte punonjësin e doganës, për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 58-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 58 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.

Në doganën e Morinës, në hyrje, ky shtetas, dyshohet se për të shmangur kontrollet në automjetin e tij, ka goditur me grushte në fytyrë, shtetasin A. S., me detyrë doganier. Në automjetin e shtetasit A. K. u gjetën mallra ushqimore për kafshët, pa faturë tatimore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Exit mobile version