Telegrafi

Goditi me grusht stjuardesën, por shikoni çfarë e gjeti më pas (Video)

Pasagjerët e një avioni, së bashku me stafin në kabinë, u detyruan të lidhnin një udhëtar të dehur i cili goditi me grusht një nga stjuardesat. Ngjarja dramatike ndodhi në një fluturim të Aeroflot në Rusi.

Pas “sherrit” udhëtari është filmuar i lidhur në një nga karriget e avionit me duart prapa, transmeton oranews.

Mediat ruse raportuan, se burri e goditi stjuardesën në fytyrën në fluturimin nga qyteti Yuzhno-Sakhalinsk në një ishull në veri të Japonisë, për në Moskë.