Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Dibrës, pasi goditi me grusht një punonjës policie. Ngjarja ka ndodhur pasi polici i vuri një gjobë për parkim të gabuar
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 35 vjeç, banues në Peshkopi, pasi gjatë veprimeve procedurale për vënien e një mase administrative, për parkim të gabuar, ka goditur me grusht, një punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër”, njofton Policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/