Site icon Telegrafi

“Goditi Edi Ramën me çizme”, Kryemadhi: Meta s’më flet, kur shkoj në shtëpi bën sikur fle (Video)

Presidenti Ilir Meta duket se nuk e ka pritur aspak mirë veprimin e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila vetëm disa ditë më parë gjuajti me çizme drejt kryeministrit Edi Rama në Parlament.

Këtë e konfirmoi edhe Kryemadhi në “Zonë e Lirë” teksa tha se pas këtij veprimi Meta nuk i flet.

Ajo tha se kur shkon në shtëpi Meta është në gjumë ose bën sikur fle për të shmangur diskutimet me të.

“Meta ka katër ditë që s’më flet, sot kemi folur pak. Këto ditë kam shkuar pak vonë në shtëpi dhe e kam gjetur në gjumë ose bën sikur ka fjetur gjumë. Më mban inat. Unë e kam sharë Edi Ramën atë ditë, i kam thënë, plehrë, maskara dhe pis, kaq, nuk e kam sharë më shumë”, tha Kryemadhi. /tvklan.al/

Exit mobile version