Është goditur me thikë 16 vjeçari me iniciale K.B, pardje rreth orës 12:30 në një nga autobusët e Ndërmarrjes Transportuese të qytetit të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përderisa djaloshi K.B ka qenë në autobus me dy shokët e tij, kanë qenë të sulmuar verbalisht nga ana e bashkëmoshatarëve të tyre, përderisa ata nuk kanë reaguar ndaj provokimeve sulmuesit kanë filluar sulm fizik, dhe gjatë përleshjes K.B është goditur 4 herë me thikë.
Djaloshi është dërguar menjëherë për kurim ku edhe i është bërë operacion kirurgjikal, dhe për momentin është në kujdes intenziv.
MPB-ja ka marrë pësipër rastin për zbardhje të plotë./Telegrafi/