Site icon Telegrafi

Goditet rrjeti i pastrimit të parave në Itali

cantalupo arrestato dalla guardia di finanza cologno - per redazione sesto - foto Altobelli / Spf

Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale, që merrej me pastrimin e parave. Anti-Mafia në bashkëpunim me Guardia di Finanza ka arrestuar 27 persona dhe kanë sekuestruar biznese, pasuri të patundshme dhe aktivitete financiere që kapnin vlerën totale prej 100 milionë euro, shkruan Telegrafi.

Kjo bandë merrej me pastrimin e parave, vetë-pastrimin, ri-përdorimin e parave, pasurisë dhe shërbimeve me origjinë të paligjshme, ushtrimin e papërshtatshëm të veprimtarisë financiare, mashtrimin tatimor, faturat e rreme, etj.

Ndër të tjera, midis aseteve të sekuestruara janë dhe 51 kompani. Në të njëjtën kohë, po bëhen masa të mëtejshme kufizuese dhe konfiskimi. /Telegrafi/

Exit mobile version