Në kuadër të operacionit policor të koduar “Rrjeti”, u godit një grup kriminal që shiste doza kokaine dhe kanabisi, kryesisht në Sarandë dhe Delvinë.
Gjatë këtij operacioni, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg” të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve:
M. H., 35 vjeç dhe E. H., 26 vjeç (vëllezër), banues në Delvinë;
F. A., 35 vjeç dhe O. A., 29 vjeç (vëllezër), banues në Delvinë;
Xh. M., 27 vjeç dhe S. M., 21 vjeç (vëllezër), banues në Delvinë;
E. T., 30 vjeç, J. I., 32 vjeç dhe D. Q., 35 vjeç, banues në Delvinë;
E. H., 68 vjeç dhe M. D., 42 vjeç, të dy banues në Sarandë.
Gjithashtu, është shpallur në kërkim 49-vjeçari me iniciale P. B., banues në Delvinë.
Po ashtu, në vijim të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, 36-vjeçari me iniciale A. C., lindur dhe banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe automjetin e tij iu gjetën dhe sekuestruan doza lënde narkotike kokainë, radio si ato të Policisë dhe shkopinj metalikë./Tv Klan