Site icon Telegrafi

Goditet për vdekje një këmbësore në Klinë

Një këmbësore është goditur për vdekje ditën e mërkurë në Klinë.

Policia njofton se viktima u godit nga një veturë, ndërsa ka ndërruar jetë në spitalin e Pejës.

“Klinë / 27.11.2024 – 17:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin femër kosovare. Viktima pasi ka arritur në spitalin rajonal Pejë ka ndërruar jetë, vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor”,bëhet e ditur në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

 

Exit mobile version