Site icon Telegrafi

Goditet për vdekje këmbësori në Malishevë, arrestohet shoferi i veturës

Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:36 në fshatin Kijevë të Malishevës.

Sipas raportit të policisë, thuhet se vetura ka goditur këmbësorin i cili si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.

Policia njofton se është arrestuar edhe drejtuesi i veturës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që duke drejtuar veturën e tij me targa vendore, dhe duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë godet këmbësorin, viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë e cila ka konstatuar se si pasoj e lëndimeve të marra trupi i viktimës është pa shenja jete”, thuhet në raportin e policisë.

Lidhur me këtë rast, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj ka thënë për Telegrafin se deri te aksidenti kishte ardhur derisa i dyshuari E.U – i lindur 2002, kishte qenë duke drejtuar automjetin e ti Vë-Tiguan ne rrugën kryesore te fshatit Kijevë në drejtim të fshatit Cerravik, dhe kur ka arritur në breg të Kijevës , duke mos ju përshtatur shpejtësisë, kushteve dhe rrethanave te rrugës, pa papritmas me pjesën ballore te anës se djathtë, godet këmbësorin tani te ndjerin I.K, lindur 1962 , cili në momentin kritik kishte qenë duke ecur në skaj te rrugës ne anën e djathtë, dhe si pasojë e goditjes fatale viktima humb jetën në vend ngjarje .

Gjurkaj ka shtuar vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar i QKMF-Malisheve.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

Exit mobile version