Site icon Telegrafi

Goditet nga vetura, vdes këmbësori në Sllatinë të Fushë Kosovës

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në magjistralen në Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Sllatinë e Madhe të Fushë-Kosovës, me ç’rast ka vdekur këmbësori pasi është goditur nga vetura.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës, Basri Lenjani.

“Viktima mashkull në moshë të shtyrë, nga Malisheva, është dërguar në QKUK pa shenja jete”, ka thënë ai.

Exit mobile version