Ky është momenti dramatik, kur një veturë u rrotullua për 360 shkallë dhe përfundoi sipër një kodre të vogël në Berkshire të Anglisë.
E tëra ndodhi, pasi u godit nga një makinë që kishte dalë prej kontrolli, e cila lëvizte më afro 100 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.
“Shoferi arriti të dilte ngadalë prej veturës së rrotulluar, ndërsa tjetri që e shkaktoi aksidentin e priste përjashta. Ata u përshëndetën dhe biseduan”, ka thënë shoferja e njohur vetëm si Mitch, e cila ishte dëshmitare okulare.
Megjithëse nuk ka të lënduar, rasti është nën hetime dhe pritet të jepet së shpejti një raport zyrtar. /Telegrafi/
https://youtu.be/BGvDR9UArPQ