Një veturë ka goditur një person në vendkalimin për këmbësorë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 11:00, në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka shtuar se hetuesit e Njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin.
Telegrafi mëson nga burimet se vetura e cila ka goditur këmbësorin ishte me targa të huaja. /Telegrafi/