Telegrafi

Goditet nga treni dhe tërhiqet zvarrë, shpëton mrekullisht gruaja nga Mumbai (Video, +18)

Një grua e cila është munduar të kalojë shinat e trenit për të hipur në platformën e stacionit, ka arritur të mbijetojë edhe pse është goditur nga treni dhe ka përfunduar nën të.

Gruaja e cila besohet të jetë rreth të 30-ve, ishte goditur nga treni në stacionin Dadar në Mumbai derisa po mundohej të kalonte shinat dhe të hipte në platformë, transmeton Telegrafi.

Videoja shfaq gruan e paidentifikuar duke u munduar të ngjitet në platformë, por ishte shpejtësia e madhe e trenit që e zuri atë para se të ngjitej lartë dhe si rezultat e goditi dhe përfundoi pjesërisht nën tren.

Ajo u tërhoq zvarrë për disa metra, por pas intervenimit të ekipeve emergjente është nxjerrë dhe dërguar me urgjencë në spital për tretman.

Aty është konstatuar se ajo ka shpëtuar mrekullisht me lëndime të lehta trupore, kurse pamjet kanë shokuar të gjithë ata që kanë pasur rastin t’i shohin. /Telegrafi/