Një burrë ka sulmuar fizikisht kryeministren daneze, Mette Frederiksen në një rrugë në Kopenhagë, raportoi transmetuesi danez TV2.
Sulmuesi është arrestuar, sipas raportimeve, të cilat gjithashtu thanë se liderja socialdemokrate ishte “e tronditur” nga incidenti.
Kjo vjen dy ditë përpara se danezët të shkojnë në kutitë e votimit në zgjedhjet e Bashkimit Evropian, raporton politico.
BREAKING: Denmark’s prime minister Mette Frederiksen has been attacked in central Copenhagen
Full story: https://t.co/nXdRMvE8AH
📺 Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/QYSrTPdeUm
— Sky News (@SkyNews) June 7, 2024
Dhuna është bërë një temë në të gjithë Evropën gjatë fushatës. Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico po shërohet nga një tentativë për vrasje nga një person i armatosur, ndërsa eurodeputeti socialdemokrat, Matthias Ecke u rrah gjatë fushatës në Gjermani.
Sipas policisë, një politikan nga partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë u godit me thikë të martën nga një i dyshuar që mbante një kuti prerëse në Manheim në jugperëndim të vendit.
Ndryshe, 46-vjeçarja dje iu bashkua udhëheqësve të tjerë botërorë në Normandi, Francë, për të përkujtuar 80 vjetorin e “Ditës D”. /Telegrafi/