Mundësi është duke luftuar për jetë, pasi ‘takimi fatal’ që u zhvilluar në Meksikë, nuk shkoi si duhet.
El Cuerpo nga Porto Riko, është në gjendje intensive, pas intervenimit kirurgjik si pasojë e goditjes prej bllokut të betonit, transmeton Telegrafi.
Rivali tij Angel o Demonio, emri i vërtetë i të cilit është Hector Gonzalez, është suspenduar nga komisioni meksikan i mundjes, për shkak të goditjes së pakontrolluar. Gonzalez ka pranuar që ishte një hedhje e keqe dhe kërkoi falje, ndërsa kërkoi që El Cuerpo të shërohet sa më shpejtë.
Dyshja ishin duke u ndeshur në atë që njihet si takim pa rregulla, megjithëse gjithçka përgatitet më parë, që të mos ketë lëndime me pasoja serioze.
Ishte El Cuerpo që e goditi atë me një karrige metalike në kokë, pra se të kërkonte për një armë tjetër nën ring. Publiku po i duartrokiste ata, derisa Gonzalez kreu goditjen që do duhej të ishte shumë më e lehtë, por gjithçka u komplikua rëndë.
Pritet që në ditët në vijim, federata që kontrollon këto lojëra, të del me një vendim lidhur me takimin që nuk pati rrjedhën e planifikuar. /Telegrafi/
https://youtu.be/poqfmtNqzGk