Telegrafi

Goditet me çizburger për shkak të vozitjes së ngadalshme

Ai është goditur në kokë nga një çizburger i cili është gjuajtur nga një vozitës kamioni në tejkalim, nëpërmjet dritares së hapur të makinës së tij.

Doktori Kohl, i cili ishte rrugës për një kongres mjekësor në Republikën e Çekisë, ka thënë: "Unë po vozisja ngadalë por kjo nuk ishte arsyetim për një sulm kaq fyes”.

"Jam ankuar në polici por më kanë thënë se nuk është kundërvajtje të hedhësh një burger në dikë, dhe kompania ime e sigurimit gjithashtu ka refuzuar të paguajë edhe pse kishte djathë të shkrirë dhe keçap në veshjen time dhe në tërë makinën", ka përfunduar ai.