Site icon Telegrafi

Goditet me makinë një person në Shtip, në gjendje të rëndë dërgohet në spital

Foto: Ilustrim

Në bulevardin “Goce Dellçev” në Shtip, këtë mëngjes ka ndodhur një aksident komunikacioni, në të cili është lënduar rëndë një këmbësor.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në orën 09:10 në vendkalimin për këmbësor, kur një makinë “Volkswagen” e ka goditur rëndë nxënësin e shkollës së mesme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas informacioneve të para, i lënduari është në gjendje të rëndë dhe menjëherë është vendosur në Spitalin Klinik në Shtip.

Më shumë detaje për këtë aksident priten gjatë ditës së sotme./Telegrafi/

Exit mobile version