Site icon Telegrafi

Goditet me makinë një këmbësor në Tetovë, shoferi ikë nga vendi i ngjarjes

Sektori për Punë të Brendshme - Tetovë

Dje në ora 11:40 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Kosovska” në Tetovë një automjet i pasagjerëve ka goditur 64-vjeçarin T.A nga Tetova, pas çka është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin klinik të Tetovës. Në vendin e aksidentit, një ekip nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ka kryer kontroll”.

“Po merren masa për gjetjen e mjetit dhe zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB Tetovë.

Exit mobile version