Telegrafi

Goditet me makinë një 6-vjeçar afër lumit Treska, personi largohet nga vendi i ngjarjes

Një fëmijë 6-vjeçar ka marrë lëndime të rënda trupore, pasi është goditur me makinë nga një person i panjohur në parkingun tek lumi Treska, cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia njofton se me një makinë tjetër fëmija është dërguar në Qendrën për Urgjencë pranë spitalit “Nënë Tereza”, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Rasti në polici është paraqitur dje në orën 15:25 nga personi D.V.

Policia shton se po ndërmarrin masa për gjetjen e personit dhe zbardhjen e rastit./Telegrafi/