Telegrafi

Goditet lopa, krijohen kolonat te “Kroi i Mbretit”

Ne rrugën Prishtinë-Pejë, afër lokacionit të njohur si “Kroi i Mbretit”, një orë më parë ka pasë kolona të automjeteve.

Vështirësimi në qarkullim ka ndodhur pasi një veturë ka goditur një lopë. Sipas Policisë, aksidentet e tilla janë të shpeshta në këtë aks.

“Policia apelon tek personat që kanë kafshë shtëpiake në pronësi, të mos i lënë pa përcjellje”, ka thënë për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha. “Në rastet e tilla, pronarët mbajnë përgjegjësi ligjore, për çka do të ballafaqohen me masa ndëshkimore”.

Hoxha apelon edhe të ngasësit e automjeteve që të shtojnë vigjilencën, sidomos natën kur dukshmëria është më e kufizuar.

Në këto momente të raportimit, qarkullimi i veturave është pa ngecje. /Telegrafi/