Telegrafi

Goditet keq prej elefantit të cilin provoi ta prekte (Video)

Turisti amerikan që ndodhej në një rezervat kafshësh në Afrikë, e ka mësuar në mënyrë më të vështirë, se nuk duhet prekur një elefant territorial.

Megjithëse duket si gjallesë e butë, mund të ndjehet e kërcënuar në raste se dikush i afrohet shumë pranë, e aq më pak ta prekte, transmeton Telegrafi.

“Të gjithë vizitorëve iu tërhiqet vërejtja, se nuk duhet ushqyer apo prekur elefantët. Ai i bëri të dyja”, ka thënë një prej mirëmbajtësve.

Megjithëse u godit fort dhe u përplas për toke, ai nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz, ndërsa është me fat që shpëtoi me kaq. /Telegrafi/