Site icon Telegrafi

Goditet keq nga demi me brirë të ndezur, derisa përpiqej të bënte selfie brenda ringut (Video, +18)

Pjesëmarrësja e paemëruar e një festivali tradicional në Valencia të Spanjës, është goditur keq brej një demi me brirë të ndezur, teksa hyri në ring për të bërë selfie.

Aktiviteti i lashtë, ku kafshës i vendosin sfera druri dhe më pas i ndezin, mbledhë vizitorë nga shumë shtete, të cilët tregojnë trimërinë, duke provuar t’i dalin përpara, transmeton Telegrafi.

Në këtë rast, më së keqi e pësoi kjo vizitore, duke mos e vlerësuar shpejtësinë me të cilën lëvizë dhe fuqinë që ka demi.

Mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, bëjnë thirrje të vazhdueshme që të ndërpritet ky aktivitet, por kjo vazhdon të zhvillohet për çdo vit. /Telegrafi/

https://youtu.be/nS0TR3taX8E

Exit mobile version