Një këmbësor është goditur nga një kamion transportues sot rreth orës 12:00 në rrugën B, në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, këmbësori si pasojë e aksidentit ka marr lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot reth orës 12:00, në rrugën B në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti (kamion transportues) dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit rrugor lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/