Site icon Telegrafi

Goditet grupi kriminal në Shkodër, arrestohen shtatë persona

Pas tre muajsh punë intensive përmes metodave speciale të hetimit, Policia e Shqipërisë ka përfunduar me sukses goditjen e dytë në Shkodër, ku janë arrestuar shtatë persona për mbajtjen dhe shtijën e drogave të forta.

Sipas Policisë, të arrestuarit janë Helidon Marku, 42 vjeç, banues në Shkodër, person i dënuar disa herë për vepra të rënda penale, Indrit Tagani, 30 vjeç, banues në Shkodër, Erjon Zekaj, 31 vjeç, banues Koplik i Sipërm, Malësia e Madhe, Saimir Arçi, 31 vjeç, banues në Shkodër, Aldo Vruçaj, 28 vjeç, banues në Shkodër, Kristjan Ujkaj, 31 vjeç, banues në Shkodër dhe Aleksandër Matoja, 31 vjeç, banues në Shkodër.

Sipas njoftimit të  policisë goditja e këtij grupi kriminal u realizua pas një punë të mirëfilltë hetimore me metoda speciale të hetimit të përdorura nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, Oficerëve të Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, transmeton kp.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 2 kilogramë e 237.6 gramë lënde narkotike e dyshuar Kokainë, 3 automjete të tipeve Audi Q5, Ford “Fiesta” dhe BMW,  10 telefona celularë të markave te ndryshme dhe 489.000 lekë , 635 dollarë dhe 280 euro.

 

Exit mobile version