Site icon Telegrafi

Goditet grupi i drogës në Itali, arrestohen 19 shqiptarë

Agjentët e Guardia di Finanza në Leçe të Italisë kanë ndërmarrë ekzekutimin e urdhërarresteve ndaj 19 personave, anëtarë të një organizate italiano-shqiptare, aktive në trafikun e heroinës, kokainës dhe marijuanës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave gjatë hetimeve janë sekuestruar sasi të ndryshme droge, si dhe armë të tipit kallashnikov dhe municione.

Urdhër-arrestet janë lëshuar nga Prokuroria e Leçes, me kërkesë të Drejtorisë Rajonale të Antimafias, shtojnë më tej burimet. /Telegrafi/

Exit mobile version