Policia në Nottinghamshire të Anglisë është vënë në kërkim të një burri në moshë të mesme, që ka goditur një njeri, i cili i kërkoi të mos shante dhe të përdorte fjalë të ndyta.
Viktima ka qenë duke ngrënë së bashku me gruan dhe tre fëmijë, kur ka shkuar te ai për t’i thënë që të mos përdorte këto shprehje.
Por, ai është nervozuar dhe i është kundërvënë fizikisht burrit të pafajshëm.
Me anë të filmimit që është postuar më poshtë, po kërkohet të identifikohet dhe të dënohet për sulm të pa bazë. /Telegrafi/
https://youtu.be/lyEFH8nXtzw