Dy persona janë proceduar penalisht nga Policia e Sarandës pasi dhunuan një turist të huaj në zonën e Ksamilit.
Sipas të dhënave paraprake, shtetasit A. C., 36 vjeç dhe E. C., 43 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme në Ksamil, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin polak S. A., 44 vjeç, njofton policia.
Motivet e sherrit janë ende të paqarta, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/