Telegrafi

Goditen tre punëtorë të mirëmbajtjes në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia arreston shoferin

Policia ka arrestuar një drejtues mjeti pasi në autostradën “Ibrahim Rugova” nga pakujdesia ka goditur me veturë tre punëtorë të mirëmbajtjes së autostradës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në kilometrin e 56-të të kësaj autostrade drejtimi nga Prizreni për në Prishtinë.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas konfirmimit të mjekut kujdestar gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari që ka shkaktuar aksident trafiku është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

“Autostrada km 56 drejtimit Prizren-Prishtinë 22.07.2019 – 15:05. Është shoqëruar në stacionin policor vozitësi mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti me veturë nga pakujdesia ka goditur tre punëtorë të mirëmbajtjes së autostradës meshkuj K-Shqiptarë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas konfirmimit të mjekut kujdestar gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari që ka shkaktuar aksident trafiku është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/