Site icon Telegrafi

Goditen dy organizata të kokainës, midis të arrestuarve 3 shqiptarë

Dy organizata që merreshin me shpërndarjen e kokainës dhe të hashashit, në përbërje të të cilave kishte edhe shqiptarë, janë goditur nga policia greke në rajonin e Korinthit.

Policia ka arrestuar shtatë shtetas grekë, të moshave nga 35 deri në 48 vjeç, tre shqiptarë, përkatësisht 25, 29 dhe 31 vjeç, dhe një 24 vjeçar nga Ukraina. Këta nuk janë personat e vetëm të arrestuar, pasi më 11 gusht të këtij viti janë arrestuar edhe 11 persona të tjerë, të cilët kishin formuar dy organizata kriminale, por me lidhje me njëra-tjetrën. Përveç Korinthit, policia ka zbuluar se ata ishin aktivë edhe në Lutraqi.

Për t’i shpëtuar policisë, ata kanë përdorur linja të shumta telefonike, duke përdorur gjithashtu edhe kode apo fjalëkalime me shprehje të veçanta komunikimi. Gjatë hetimeve, të zhvilluara në shtëpi prej autorëve janë gjetur duke përfshirë 135 gram kokainë, më shumë se një kilogram hashash, 452 gram pluhur të bardhë përbërje kimike e panjohur, tetë gram methemfetaminis etj.

Exit mobile version