Site icon Telegrafi

Goditën dhe kërcënuan policin në Pogradec, arrestohen dy vëllezër

Dy vëllezër kanë rënë në pranga ditën e sotme në Pogradec, pasi kanë dhunuar dhe kërcënuar një efektiv policie, teksa ishte jashtë shërbimit.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se dy vëllezërit, përkatësisht 30 dhe 35 vjeç, janë banues banues në fshatin Buçimas Pogradec.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec-Kërcënuan dhe dhunuan fizikisht punonjësin e policisë jashtë shërbimit, vihen në pranga dy vëllezër.

Pas marrjes së njoftimit se një punonjës policie jashtë shërbimit është kërcënuar dhe dhunuar nga dy vëllezër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve D. M., 30 vjeç, dhe E. M., 35 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Buçimas Pogradec.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Exit mobile version